
Kjo është edhe një dëshmi që Peja është qendër e sportit në përgjithësi dhe qendër e Basketbollit në veçanti. Unë ne emrin tim dhe të gjithë qytetarëve të Pejës ju përgëzoj për sukseset e arritura juve si udhëheqësi stafit teknik dhe lojtarët,por dua te falënderoj të gjitha kompanitë dhe bizneset që po e ndihmojnë sportin tha kryetari Berisha.
Fatmir Gashi përfaqësues i Klubit dhe njeherit Kryetar i Federatës së Basketbollit tha se Peja e në veçanti udhëheqja komunale ka bërë shumë për sportin duke i rinovuar palestrat dhe terrenet sportive që janë parakusht që sporti të jetë i suksesshëm. Synimet tona janë anëtarësimi në FIBA që është kusht të luajmë ne Ligen Evropiane e cila na ka pranuar.
Të pranishmit i uroj edhe Drejtoresha e DKRS Shpresa Gjonbalaj e cila u zotua se ne bazë të kapaciteteve që i ka komuna përkrahja për sportin nuk do të mungoj asnjëherë.
Qeverinë Komunale e falënderuan edhe Riza Gjakova në emër të Kryesisë dhe Bujar Loci kapiten.
Kryetari i Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor pritën në ne zyrën e takimeve Kryesinë,Shtabin teknik dhe lojtarët e Klubit të Basketbollit Peja të të tri grupmoshave:Senioret, Juniorët dhe Pionierët të cilët fituan Kupën e Kosovës për edicionit 2011.