Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani dhe Drejtori për Shërbime Publike dhe Punë Komunale, z.Agron Nikçi pritën në takim Drejtoreshën për Planifikim dhe Zhvillim në Kompaninë për Menaxhimin e Deponive në Kosovë (KMDK), znj.Linda Çavdarbasha, si dhe përfaqësues të tjerë nga kjo kompani.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale të deponisë në Pejë, si dhe për procedurat dhe hapat e nevojshëm për transferimin e saj në menaxhim tek KMDK.
Palët u dakorduan për vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit institucional, me qëllim të avancimit të menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Pejës.

