Komuna e Pejës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon ceremoninë festive “Shpallja e Sportistit të Vitit”, ku do të nderohen laureatët për vitin 2025.
Kjo ceremoni organizohet në kuadër të agjendës festive për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës.
Ceremonia festive do të mbahet më 16 shkurt 2026, në Hotel Dukagjini, duke filluar nga ora 19:00.
Në këtë mbrëmje solemne do të vlerësohen sukseset dhe arritjet e sportistëve gjatë vitit 2025.