Njoftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa se të premten, më datë 17.04.2026, nga ora 11:00, do të mbahet mbledhja e dytë e Komitetit për Politikë dhe Financa, në sallën e KPF-së.
Rendi i ditës:
1.Aprovimi i rendit të ditës.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të KPF-së të datës 18.03.2026.
3.Rishqyrtimi i Vendimit Nr.01/2026 mbi themelimin e KPF-së në Komunën e Pejës në bazë të kërkesës së MAPL për rishqyrtim, me nr. prot: 020-162/5, dt. 13.03.2026.
4.Shqyrtimi dhe rekomandimi për fillimin e procedurës për ndryshimin dhe plotësimin e Hartës Zonale të Komunës së Pejës.
5.Shqyrtimi dhe rekomandimi për dhënie në diskutim publik të Draft – Statutit të Komunës së Pejës.
6.Shqyrtimi i progresit dhe adresimi i rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm sipas planit të veprimit.
7.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi listën e pronave komunale dhe menaxhimin e tyre.
8.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës
tremujore financiare për periudhën Janar – Mars 2026.
9.Shqyrtimi dhe rekomandimi i informatës mbi funksionimin e Këshillave Lokale.
10.Pyetje dhe propozime nga anëtarët.