
Manifestimi fillojë me orën letrare në Shkollën e ulët të Muzikës me poetët e rinj të Shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Pejës,për të vazhduar më vonë me një Tribunë Tematike”Komunikimet ndërshqipëtare në fushën e botimeve dhe letërsisë”>Tribunën e udhëhoqi Naime Beqiraj kurse panelit ishin akademiku kosovar Mehmet Kraja,poeti nga Shqipëria Agron Tufa shkrimtari shqiptar nga Maqedonia Kim Mehmeti si dhe shkrimtari dhe publicisti pejan Sejdi Berisha,të cilët bashkëbiseduan me krijues dhe dashamirë të fjalës së shkruar që e kishin mbushur sallën e Asamblesë Komunale në Pejë.
Manifestimi qendror është mbajtur në teatrin “Istref Begolli”,ku ishte përgatitur një program artistik me pjesëmarrje të Ansamblit Autokton Rugova dhe të aktoreve Nimon Muqaj dhe Rudina Zhara. Manifestimin e shpalli të hapur Kryetari i Pejës Ali Berisha i cili tha se Peja krenohet me Azem Shkrelin me rrugëtimin e tij nëpër tabanin kombëtar dhe mbajtjen gjallë të flakës së lirisë nëpër breza. Azem Shkreli dhe vepra e tij janë bërë shembull për gjeneratat e reja jo vetëm në Pejë por edhe në Kosovë dhe me gjerë dhe neve na mbetet për detyrë ti ndihmojmë ata që duan të ecin nëpër ketë rruge e cila është e trasuar tha kryetari Berisha në fjalën e hapjes.
Në këtë manifestim kanë deklamuar poezitë e tyre edhe shumë poet të njohur nga trojet shqiptare si Visar Zhiti,Ali Podrimja Flora Brovina, Qerim Ujkani,Agim Gjakova,Muhamet Kerveshi,Sejdi Berisha,Skender Hoxha dhe i vëllai i Azemit, Adem Shkreli i cili i përshëndeti në emër të familjes.Për veprën e Azem Shkrelit ka folur studiuesi Sali Bytyqi që është ndalur në romanin e njohur “Karvani i Bardhë”duke e cilësuar si kryevepër.
Në këtë manifestim është tani tradicionale edhe ndarja e dy çmimeve. Çmimi”Takimet letrare Azem Shkreli 2011” i takoj bashkëkohësit të Azemit,poetit Qerim Ujkani,kurse çmimi për të rinj “Bulëzat” ju nda poetes Qëndresa Sadrijaj nga Peja.
Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Pejës Ali Berisha dhe në organizim të Drejtorisë për Kulturë,Rini dhe Sport është mbajtur edicioni i 9 (nëntë) i Manifestimit “Takimet letrare Azem Shkreli”,ku morën pjesë krijues nga Shqipëria,Maqedonia dhe Kosova