Komuna e Pejës në bashkëfinancim me IOM-in kanë përuruar donacionin me mjete konkretizimi – laborator shkencor për SHFMU “Asdreni” në Pejë dhe SHFMU “Lidhja e Pejës” në Novosellë.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega, Zyrtaret nga Zyra për Komunitete në Komunën e Pejës, Drejtoresha e SHFMU “Asdreni” në Pejë, znj.Agime Lajqi dhe Drejtori i SHFMU “Lidhja e Pejës” në Novosellë, z.Naim Husaj kanë përuruar donacionin e Komunës së Pejës dhe IOM-it, me mjete konkretizimi – laborator shkencor.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri e falënderoj përfaqësuesen e IOM-it, znj.Albiana Çavolli për ndihmën, që janë duke na e dhënë, sepse në këtë mënyrë, po na ndihmojnë shumë në krijimin e kushteve sa më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie.
Programi IV (EU – CSP IV), i cili është një program i financuar nga BE-ja dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim (MCR) dhe implementuar nga IOM.