Drejtoria për Administratë në Pejë përmes Drejtoreshës Nita Panduri Mullarama bashkë me Kryeshefin e N.P.L ‘Eko-Sig’ dhe ne koordinim me Kryetarin e Komunës së Pejës, kanë marrë vendim për ndarjen e një shpërblimi simbolik për të gjithë punëtorët e ‘Eko-Sig’, si vlerësim për kontributin, profesionalizmin dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2025.
Ata që çdo ditë kujdesen për ambientin tonë, pastrimin e rrugëve, parqeve, mirëmbajtjen dhe sigurimin e objekteve, pastrimin e kanaleve të ujit, për ato që përgatisin ushqim për të vegjlit tanë në çerdhet tona, pra të gjithë këta punonjës meritojnë çdo respekt dhe vlerësim maksimal.
Në kuadër të këtij vendimi, secilit punëtor në këtë fundvit do ti ndahet shuma prej 50 eurove.
Të gjithë ne jemi bashkë me ndërmarrjen “EKO-SIG”, jemi bashkë qe nga themelimi, ku kemi arritur ti rritim edhe pagat këtë vit .Prandaj zotohemi që së bashku na presin edhe shume iniciativa te mira në të ardhmen, për të cilat shumë shpejtë do të ju informojmë.

