Me një ceremoni zyrtare të aktit të dhurimit është bërë bartja e kompetencave të Qëndresë Gjenetike të Kosovës “GenKos” nga ana e OJQ-së Italiane PRO.DO.C.S dhe i është dhuruar Ministrisë së Bujqësisë kurse menaxhimin e kësaj qendre do ta bëjë OJQ-re nga Peja SH.P.R.GJ “GenVet” me seli ne Vitomericë Komuna e Pejës,ne bashkëpunim të ngushtë edhe me shoqata dhe veteriner nga i gjithë rajoni.

Pranim dorëzimi zyrtar është bërë në prani të Kryetarit të Komunës së Pejës Ali Berisha me bashkëpunëtor të Ministrit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Blerand Stavileci me bashkëpunëtor, të përfaqësueses së PRO.DO.C.S nga Italia Anna Maria Donnarumma dhe të shoqatave të shumta vendore dhe veteriner nga rajoni dhe me gjerë.
Ministri Stavileci në fjalën e tij të rastit tha se ky është një donacion i qëlluar nga Qeveria Italiane dhe Kosova ka nevojë për një qendër të tillë sepse ndihmon në përmirësimin e racës së gjedhit. Me kalimin e kësaj qendre në kompetenca të ministrisë ne zotohemi se do ta përkrahim me mundësit tona.
Qendra Gjenetike e Kosovës “GenKos” është një qendër e vetmja në Kosovë e cila ka për qëllim ofrimin e mundësive për fermerët që ta përmirësojnë racën e gjedhit dhe të ruajnë biodiversitetin e gjedhtarisë lokale,por kuptohet se kjo donë edhe përkrahje institucionale dhe sa i përket nivelit lokal ne do të mundohemi që në bazë të mundësive buxhetore ta ndihmojmë këtë qendër duke shpresuar që me praktika të mira veterinere kjo qendër do ti arrij standardet e cilësisë të ngjashme me vendet e rajonit,kurse ne falënderojmë Organizatën PRO.DO.C.S për dhurimin e saj, tha ne fjalën e tij të rastit Kryetari Berisha.
Objektivat e kësaj qendre janë rritja e prodhimtarisë blegtorale, gjedhtarisë lokale përmes prodhimit dhe shitjes së farës për mbarsim artificial nga demat e përzgjedhur të racës Simentale.