Në bazë të kompetencave të deleguara nga Ministria dhe si nevojë e kamotshme e bizneseve të Komunës së Pejës Qeveria Komunale në Pejë ne kuadër te Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik, ka bërë hapjen e Zyrës për Regjistrim te Bizneseve.
Në praninë Zyrtarëve Komunal ,përfaqësuesit të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë,z.Mehdi Pllashniku,drejtorit të ARBK (Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve ne Kosovë), menaxheres së projektit znj.Lyra Hadri,përfaqësues nga Banka Botërore,Kryetari i Pejës Ali Berisha dhe Mehdi Pllashniku prenë shiritin përurues të Zyrës për Regjistrim të Bizneseve..
Me ketë rast ju dha edhe certifikata e parë biznesmenit Visar Kelmendi nga Pavlani i Pejës,i cili regjistroj biznesit si shoqëri me përgjegjësi te kufizuara "IMN BETON PLUS" sh.p.k.
Certifikata e parë u dha nga menaxheri i Zyrës për regjistrim te Bizneseve ne Pejë z.Feim Ademaj.
Kjo është një mundësi e mirë për qytetarët pejan sepse ju është lehtësuar mënyra e regjistrimit te biznesit,prej tani te gjitha shërbimet do te kryhen ne ketë zyre,duke përfshirë regjistrimin e biznesit,ndryshimin ne biznes,shuarjen e biznesit dhe shërbime tjera dhe nga sot qytetaret nuk kanë nevojë të udhëtojnë në Prishtinë dhe të bëjnë shpenzime të dyfishta tha kryetari Berisha..