Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport i fton të gjitha OJQ-të e qytetit të Pejës të marrin pjesë në sesionin informues për Thirrjen Publike për Projekt-Propozime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit për vitin 2026.
Gjatë këtij takimi do të prezantohen kriteret e aplikimit dhe do të ofrohen sqarime për procesin e aplikimit.
Sesioni informues do të mbahet më 11 Mars 2026, nga ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë.