Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Sportin Shkollor kanë organizuar për herë të parë “Gjimnaziadën 2025” në Pejë.
Qyteti i Pejës u shndërrua në qendër të sportit shkollor, duke pritur nxënësit e 77 shkollave nga 26 komuna të Kosovës, rreth 700 nxënës garuan në disiplina të ndryshme sportive dhe më të dalluarit u vlerësuan me çmime fituese.
Garat u zhvilluan në sporte të ndryshme si futboll, basketboll, futsall, shah, volejboll dhe hendboll, duke krijuar një atmosferë garuese, por edhe miqësore e bashkëpunuese mes të rinjve nga e gjithë Kosova.
Ky aktivitet madhor dëshmon përkushtimin ndaj promovimit të sportit dhe angazhimit të të rinjve në aktivitete pozitive e gjithëpërfshirëse.