Nën patronatin e kryetarit të komunës së Pejës Ali Berisha ,këshilli organizativ i formuar nga Drejtoria për Kulturë ,Rini dhe sport, organizuan Manifestimin tradicional për nder të lirikut dhe poetit të shquar të letërsisë shqipe,Azem Shkreli. Takimi zyrtar u mbajt sot në ora 11:00 në Teatrin “Istref Begolli” në Pejë,i cili filloj me zërin e poetit të ndjerë Azem Shkreli, në shenjë kujtimi për zanoret e tij krijuese interpretuese.
Në vazhdim u bë leximi i tri kumtesave-studimeve nga fusha e letërsisë,ku u paraqiten: prof.dr .Bashkim Kuçuku, prof.dr.Sali Bashota dhe prof.dr.Xhavit Aliçkaj.
Ne fund u ndan edhe dy çmime tradicionale:ai për kontribut të veçantë në letërsi qe ju dha Agim Gjakovës dhe çmimi e dytë“Bulëzat”i takoj Artë Vokshi.
Ndërsa pjesa e dytë e manifestimit si Ora qendrore letrare u organizua në ambientin atraktiv “Art Design” në Rekë te Allages, ne Rugovë në ora 14:00, ku lexuan poezitë e tyre rreth 30-të, poetë nga të gjitha trojet shqiptare.