Kuvendi Komunal në Pejë mbajti takimin e III-të, të rregullt për vitin 2025 të kryesuar nga z.Rexhep Kurtbogaj.
Në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika të rendit të ditës.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 31.01.2025 dhe të datës 28.02.2025.
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbaleve të Kuvendit të Komunës së Pejës, të datës 31.01.2025 dhe të datës 28.02.2025.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e pronarëve privat Leutrim (Florim) Kelmendi me ¼ dhe Ramë (Bajram) Muzlijaj me ¾, për qëllim të interesit publik: Krijimi i hapësirës për varreza në fshatin Ramun.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronat e pronarëve privat me shtëpi në pronësi të Anxha (Radosav) Ivanoviq dhe Radosav (Bogdan) Ivanoviq, me shtëpi në pronësi të Zeqir (Beqir) Ajdini dhe me shtëpi në pronësi të Zeqir (Beqir) Ajdini, për qëllim të interesit publik: Rregullimin e sipërfaqes publike buzë lumit Lumbardhë dhe shtratin e lumit Lumbardhë.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e pronarit privat Kimete (Adem) Hasaj (banesë), për qëllim të interesit publik: Ndërtimi i Qendrës Kryesore Familjare.
5.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronat e pronarëve privat Shkelzen (Ismajl) Gutiqi, Qehaja Group SH.P. K, Raif (Hivzi) Kelmendi me 6/7 dhe Ali (Hivzi) Kelmendi me 1/7, për qëllim të interesit publik: Rregullimi i shtratit të Lumbardhit.
6.Shqyrtimi dhe miratimi për shfuqizimin e Vendimit Nr. 03/2025 me Nr. protokolli 463/01-10508, të datës 28 Shkurt 2025 K.K. Pejë, mbi miratimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale në ZK Lutogllavë për panela solare, me negocim nga Kryetari i Komunës, sipas kërkesës për rishqyrtim të aktit nga MAPL, me Nr. 020-128/3, të datës 24.03.2025.
7.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit të Komunës për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, ZK Lutogllavë për panela solare, me negocim nga Kryetari i Komunës.
8.Shqyrtimi dhe rekomandimi për propozim – shfuqizimin e Vendimit Nr.76/20254 me Nr. protokolli 463/01-98164, të datës 30 dhjetor 2024, mbi miratimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale ish-Zyret e QPS-së sipas kërkesës për rishqyrtim të aktit nga MAPL, me Nr.020-8/16 të datës 25.03.2025.
9.Rishqyrtimi dhe miratimi paraprak për dhënie në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale – ish Zyret e QPS-së sipas kërkesës për rishqyrtim të aktit nga MAPL, me Nr.020-8/16 të datës 25.03.2025.
10.Rishqyrtimi dhe miratimi i Rregullores, Nr.01-2025 (KPE) për Shërbimin e Transportit me Merimangë në territorin e Komunës së Pejës, të datës 31.01.2025, në kërkesë të MMPHI-së, Nr. 04-1944, të datës 25.02.2025.
11.Shqyrtimi dhe miratimi i informatës së Zyrës për Komunitete mbi procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin paraprak dhe Planin e Zyrës për Komunitete për 2025.
12.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës, të ngritura nga anëtarët, në atë renditje, siç janë pranuar.
13.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.