Kryetari i Komunës Ali Berisha udhëhoqi takimin e rregullt me Drejtoret e Drejtorive të Shërbimit Civil Komunal,ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës dhe shumica prej tyre u aprovuan për procedim të mëtutjeshëm.
Janë aprovuar tre rekomandime të Drejtoratit për Administratë,njëra prej tyre është Projekti “Peja pret Diasporën”që tashme është traditë e Institucioneve Komunale si respekt për diasporën.
Rekomandimi i DSHMS për listën e ndihmës financiare të qytetarëve për shërim,blerjen e barnave dhe për mbijetesë është aprovuar.
Janë aprovuar disa kërkesë të Drejtoratit për Zhvillim Ekonomik për participim në realizimin e Projekteve të Turizmit dhe promovimin e tyre,kurse disa janë shtyrë për kompletim.
Kërkesat e Drejtoratit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Hidroekonomisë disa prej tyre janë aprovuar dhe disa janë shtyrë për takimin e radhës.
Disa kërkesa të Drejtoratit për Mbrojtje dhe Shpëtim janë aprovuar për procedim të mëtutjeshëm,ajo për hartimin e planit dhe projektit për Qendrën Komunale për Menaxhim dhe Emergjencë dhe ai për blerjen e uniformave për zjarrëfiksa.
Në takim janë aprovuar edhe disa kërkesë tjera që janë ne interes të qytetarëve të Pejës.
Takimi i radhës parashihet të mbahet ka fundi i muajit Maj 2011 Kryetari i Komunës Ali Berisha udhëhoqi takimin e rregullt me Drejtoret e Drejtorive të Shërbimit Civil Komunal,ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës dhe shumica prej tyre u aprovuan për procedim të mëtutjeshëm.
