Kryetari i Komunës Ali Berisha udhëhoqi takimin me Drejtoret e Drejtorive të Shërbimit Civil Komunal,ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës dhe shumica prej tyre u aprovuan.
Ne fillim u shqyrtua dhe u aprovua rekomandimi i Drejtoratit për Administratë për realizimin e projektit “Peja pret Diasporën”.Ne parim u aprovua edhe rekomandimi i Drejtoratit për Shëndetësi,për pajisje në Poliklinikën Stomatologjike të QKMF në Pejë. Rekomandimi nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport për projekt propozimin “Festimi i Ditës së Çlirimit të Pejës” u aprovua në parim,por me një kosto me te vogël.
U aprovuan edhe rekomandimet e Drejtoratit për Urbanizëm dhe Mbrojtje te Mjedisit,si dhe rekomandimet e Drejtoratit për Kadastër dhe Gjeodezi.
Drejtoria për Çështje pronësoro-Juridike i kishte dy kërkesa të cilat u aprovuan në parim për procedim të mëtutjeshëm.
Disa kërkesa të cilat nuk ishin të proceduara u shtynë për takimin e radhës.
Kryetari i Komunës Ali Berisha udhëhoqi takimin me Drejtoret e Drejtorive të Shërbimit Civil Komunal,ku u shqyrtuan disa pika të rendit të ditës dhe shumica prej tyre u aprovuan.

