Për subvencionimin e OJQ-ve, që ofrojnë shërbime me karakter social.
Komuna e Pejës shpall thirrje publike për subvencionimin e Organizatave Joqeveritare (OJQ), që veprojnë në Komunën e Pejës dhe janë me seli në Pejë.
Për kushtet, kriteret dhe mënyrën e aplikimit, ju lutem konsultoni Rregulloren MF – Nr.04/2017 mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e Financimit Publik të OJQ-ve, që veprojnë në Komunën e Pejës.
Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
Certifikata e regjistrimit të OJQ-së.
Certifikata e licencimit të OJQ-së.
Dëshmi për plotësimin e kritereve të përgjithshme dhe specifike sipas neneve 10 dhe 11 të Rregullores MF – Nr. 04/2017.
Dëshmi se OJQ nuk ka obligime ndaj ATK-së (vërtetim nga ATK).
Dokument identifikues i udhëheqësit/es së OJQ-së.
Konfirmim bankar për xhirollogarinë e OJQ-së.
Raport narrativ dhe financiar i vitit paraprak (nëse OJQ ka qenë përfituese e thirrjes së mëparshme të shpallur nga Komuna e Pejës).
Formulari i Aplikimit për Program/Projekt (Formulari 9).
Formulari i Buxhetit (Formulari 10).
Prioritet do t’u jepet projekteve, që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e kategorive të cenueshme dhe që kontribuojnë në realizimin e plotë të planeve, strategjive dhe fushëveprimit të DMS-së.
Afati për aplikim: 03.03.2026 – 20.03.2026.
Njoftimi për OJQ-të e përzgjedhura për financim do të bëhet brenda afatit ligjor.
Dorëzimi i aplikacioneve për subvencionim sipas kësaj thirrje publike bëhet pranë Qendrës për Shërbime të Qytetarëve.
