Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport shpall thirrjen publike për propozimin e kandidatëve për titujt e nderit dhe dekoratat e Komunës së Pejës.
Ftohen institucionet publike dhe private, organizatat joqeveritare, grupet qytetare dhe mediat, që të propozojnë kandidatë për titujt:
- Titulli “Qytetar Nderi”
- Titulli “Qytetar Nderi i Huaj”
- Titulli “Qytetar Nderi Post Mortem”
- Titulli “Nderi i Qytetit”
- Titulli “Lekë Dukagjini”
- Titulli “Haxhi Zeka”
- Titulli “Azem Shkreli”.
Si dhe për dekoratat:
Mirënjohje/Falënderime.
Laureat për të Drejtat e Grave dhe Vajzave.
Afati i aplikimit:16 Mars 2026 – 20 Prill 2026.
Propozimet dorëzohen në sportelin e administratës së Komunës së Pejës.
Dokumentacioni duhet të përmbajë:
- Biografinë e kandidatit
- Arsyetimin e propozimit
- Dokumente mbështetëse
- Minimumi 200 nënshkrime mbështetëse.