I kryesuar nga kryesuesja e Dr.Arbnesha Ajdini Nallbani, Komiteti për Politik dhe Financa mbajti takimin e vet të rregullt ku u shqyrtuan disa çështje me rendësi dhe shumica u aprovuan për procedim të mëtutjeshëm.
Është shqyrtuar dhe është aprovuar për procedim të mëtutjeshëm Plani Lokal për Administrimin e Mbeturinave në Komunën e Pejës.
Janë shqyrtuar dhe janë aprovuar për procedim të mëtutjeshëm propozimet e Drejtoratit për Çështje Pronësoro-Juridike,kryesisht për këmbime dhe ndërrime të pronave me interes komunal.
Propozimi për formimin e Komitetit të Auditimit të Brendshëm Komunal është aprovuar ne Komitet dhe i është rekomanduar Asamblesë Komunale për shqyrtim,në harmoni me Ligjin e Auditimit të Brendshëm të Kosovës-2009.
Takimi i radhës i KPF do të mbahet me datë në fund të muajit Qershor 2011.