Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të aktiviteteve të organizuara për të shënuar 16 Qershorin – Ditën e Çlirimit të Pejës ka organizuar inaugurimin e “Sheshit Italia”, në oborrin e Pallatit të Kulturës, në Pejë.
Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, znj.Xhenet Syka, Ju uroi mirëseardhje në inaugurimin e “Sheshit Italia”, i cili shpalos edhe një falënderim nga Komuna e Pejës dhe qytetarët e Pejës për të gjithë ndihmën, që e ka dhënë shteti Italian, qeveria italiane, KFOR-i italian dhe qytetarët e saj në rimëkëmbjen e jetës në Republikën e Kosovës.
Ambasadori i ri i Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z.Maurizio Antonini theksoi s’e është kënaqësi të jem në Pejë dhe falënderoi nga zemra kontingjentin italian, qeverinë italiane për rolin e jashtëzakonshëm, që bën në këtë zonë, përfshirja e tyre në jetën e përditshme të kësaj zone është e jashtëzakonshme, prandaj falënderoi Kolonelin Errico dhe të gjithë ushtarët e kontingjentit dhe Kryetarin Muhaxheri, si dhe të gjithë ata, të cilët kanë organizuar këtë festë dhe na bën edhe njëherë më shumë krenar, që jemi italian.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Ambasadori i ri i Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, z.Maurizio Antonini dhe Komandanti i RC-W-së, Kolonel Francesco Errico kanë bërë zbulimin e pllakës “Sheshi Italia”, në oborrin e Pallatit të Kulturës, në Pejë.
Po ashtu, në Galerinë e Arteve në Pejë është hapur ekspozita e organizuar nga Shkolla e Artit “Odhise Paskali”, në Pejë.