Zyra për mbrojtjen dhe ri-integrimin e fëmijëve në Komunën e Pejës dhe Asambleja Komunale e Fëmijëve kanë mbajtur takimin e rregullt te Asamblesë Komunale te fëmijëve dhe shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Ne takimin e sotëm janë diskutuar dhe miratuar:
- Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
- Miratim i Planit të Punës për vitin 2025 nga AKF
- Diskutime dhe propozime për shënimin e ditës ndërkombëtare te fëmijëve 1 Qershorin si dhe 20 vjetori i themelimit te AFK- se në Pejë
- Diskutim dhe parapërgatitje për ekskursion një ditor i përkrahur nga kryetari Gazmend Muhaxheri.
- Shënimi i ditës Ndërkombëtare të Tokës.
Pas takimit Kryesuesi i Kuvendit të Pejës Rexhep Kurtbogaj, zyrtarja Zyrtare për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Riintegrim Drita Krasniqi, Asambleja e fëmijëve me kryesuesin Arion Kuqi, qytetar dhe aktivist nga OJQ-re, në mënyrë simbolike kanë mbjellë pemë ne sheshin e qytetit të Pejës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Tokës.