Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
Strana
Vesti
Događaji
acf-taxonomy
Javni pozivi
Filtrirajte po kategoriji
Aplikacije
Budžet
Dokumenata
Draft Document
Finansijski Izveštaji
Finansijski izveštaji
Indikativno obaveštenje
Izvodi zapisnika za odbora za politiku i finansije
Konkursi
Konkursi i Obaveštenja
Konkursi i objavljivanja
Mesečni izveštaji
Nabavka
Najave KPK
NAJAVE SKUPŠTINE I ODBORA
Napredak legalizacije objekata bez dozvole
Obaveštenje o Davanju Ugovora
Obaveštenje o dodeli ugovora
Obaveštenje o konkursu projektovanja
Obaveštenje o konkursu za dizajn
Obaveštenje o otkazivanju
Obaveštenje o otkazivanju aktivnosti nabavke
Obaveštenje O Rezultatu Konkursa Projektovanja
Obaveštenje o ugovoru
Obaveštenje o ugovoru
Obaveštenje o Ugovoru
Obaveštenje Za Dodatne Informacije
Obaveštenje za potpisivanje ugovora
Obaveštenje Za Potpisivanje Ugovora
Objavljivanja
Odluke
Otkazivanje aktivnosti nabavke
Plan rada KKSB
Plan rada skupštine
Poništenje Davanja Ugovora
Potpisani Ugovori
Pravilnici
Prethodna Obavijest
Procesverbalet - KPF
Procesverbalet- Kuvendit
Saopštenja za skupštinu – Materijali
Sazivanja za Skupštinu
Sazivanje za odbor za poolitiku i finansije
Skupština
Takmičenja
Uncategorized @sr
Zapisnici
ZAPISNICI-KPF
Generic selectors
Samo tačna podudaranja
Traži u naslovu
Traži u sadržaju
Post Type Selectors
Postova
Strana
Vesti
Događaji
acf-taxonomy
Javni pozivi
Filtrirajte po kategoriji
Aplikacije
Budžet
Dokumenata
Draft Document
Finansijski Izveštaji
Finansijski izveštaji
Indikativno obaveštenje
Izvodi zapisnika za odbora za politiku i finansije
Konkursi
Konkursi i Obaveštenja
Konkursi i objavljivanja
Mesečni izveštaji
Nabavka
Najave KPK
NAJAVE SKUPŠTINE I ODBORA
Napredak legalizacije objekata bez dozvole
Obaveštenje o Davanju Ugovora
Obaveštenje o dodeli ugovora
Obaveštenje o konkursu projektovanja
Obaveštenje o konkursu za dizajn
Obaveštenje o otkazivanju
Obaveštenje o otkazivanju aktivnosti nabavke
Obaveštenje O Rezultatu Konkursa Projektovanja
Obaveštenje o ugovoru
Obaveštenje o ugovoru
Obaveštenje o Ugovoru
Obaveštenje Za Dodatne Informacije
Obaveštenje za potpisivanje ugovora
Obaveštenje Za Potpisivanje Ugovora
Objavljivanja
Odluke
Otkazivanje aktivnosti nabavke
Plan rada KKSB
Plan rada skupštine
Poništenje Davanja Ugovora
Potpisani Ugovori
Pravilnici
Prethodna Obavijest
Procesverbalet - KPF
Procesverbalet- Kuvendit
Saopštenja za skupštinu – Materijali
Sazivanja za Skupštinu
Sazivanje za odbor za poolitiku i finansije
Skupština
Takmičenja
Uncategorized @sr
Zapisnici
ZAPISNICI-KPF

FOLKLORI

FOLKLORI Tradita folklorike e Rugovës është një thesar me vlera të mëdha, e cila pasuron visarin tonë kombëtar me vlera të larta të artit të vërtetë. Rugovasi shekuj me radhë e ka pasur folklorin e vet të vetmin argëtim. Nëna rugovase me këngë e vë djalin në gjumë, duke përkundur në djep, me këngë përcjellet fejesa dhe kanagjegji, si dhe martesa e vajzave, me këngë kushtrimi kur rugovasi shkonte në luftë. Bariu i deleve nuk del në kullota pa fyell në brez. Me vargje të prekshme elegjiake e përcjell vajtorja rugovasin në rrugën e fundit të jetës së tij. Prandaj, kjo e tregon vlerën e madhe dhe të gjërë të folklorit rugovas, e cila ende kultivohet dhe ruhet brez pas brezi. VESHJA TRADICIONALE E RUGOVËS Rugova si një krahinë etno-gjeografike veçohet nga një varg manifestimesh të kulturës materiale dhe shpirtërore. Në kuadrin e këtyre manifestimeve s’do mend se veshja zë një vend me rëndësi. Kjo veshje me përmbajtjen e saj s’i vlerë materjale artistike, ofron mundësi për studime komperative, si në planin topologjik ashtu edhe në atë morfologjik e ornamentik, me vështrime gjithmonë të mundshme sinkronike e diakronike. Ajo është një veshje e pasur, karakteristike, me gjurmë lashtësie e krijuar me shekuj dhe e ruajtur deri me sot. Kjo veshje tradicionale karakterizohet me ngjyrat tipike ku në veshjen e burrit dominon ngjyra e bardhë dhe e zezë, ndërsa tek femrat është e kombinuar edhe me ngjyrën e kuqe.

VALLET TRADICONALE Vallet tradicionale të Rugovës janë një margaritar i vërtetë në folklorin kombëtar në përgjithësi. Këtu ruhen vallet e vjetra në origjinalitetin e tyre të lashtë. Rugovasi edhe kur luan, kërcen e vallëzon e përkujton luftën për jetë dhe ekzistencë. Ai edhe në valle mban shpatën në dorë, pushkën apo flamurin. Janë ndër vallet e rralla dhe më origjinalitet, që janë kultivuar dhe luhen ende në Kosovë, si dhe janë të paraqitura pothuajse në gjithë botën në festivale të ndryshme ku shprehet vallja tradicionale. Prandaj, Peja është krenare dhe gjithmonë prezanton këtë vlerë, si dhe përmes këtyre vlerave ngritet imazhi i këtij qytetit, si një vend i kulturës dhe traditës. LOJERAT TRADICIONALE Lojërat Tradicionale të Rugoves njihen si lojërat më karakteristike në trevat shqiptare e gjithashtu kanë vlerë të madhe edhe në Evropë. Janë lojëra të shkathtësive fizike dhe luftarake me një zanafillë shumë të vjetër. Këto lojëra tani kanë karakter kulturor tradicional dhe organizohen nga vetë banorët e Rugovës dhe mbahen gjithmonë në vikendin e parë të gushtit. Hulumtimet kanë treguar se kjo është një festë e fisit Kelmend dhe fiseve tjera, të cilat me vite të tëra janë organizuar në krahinën e Rugovës. Disiplinat që zhvillohen në këto lojëra janë: ngjitja në shilor, gurapeshi, rrëzimi i duarve, mundja, hudhja e llastarit dhe tërheqja e litarit.

USHQIMI TRADICIONAL Tradita e vjetër e përgatitjes së ushqimeve është prezent pothuajse në çdo shtëpi, si edhe në restorantet, që ofrojnë ushqim për vizitorët e shumtë, të cilët i kalojnë pushimet ditore apo ato të vikendit, gjë që e karakterizojnë këtë regjion si një ndër regjionet me menynë më të pasur të gastronomisë. Ushqimet më të preferuara nga menyja e gastronomisë së regjionit malor të Rugovës janë: maza e zier, leqeniku, kryelana, flia etj., të cilat punohen ende me mjeshtërinë e vjetër nga shtëpiaket në këtë trevë malore.

  Për më shumë informata shkarkoni informatorin këtu apo në foton e informatorit:

wpChatIcon
wpChatIcon