Kjo zyre funksionon në dy sektore paralele : 1- Integrimeve Evropiane 2- Diaspora Detyrat dhe përgjegjësitë e sektorit për Integrime Evropiane janë:
- Siguron implementimin dhe realizimin e Planit të Veprimit për partneritetet Evropiane(PVPE)
 - Raporton për veprimet që ndërlidhen me rolin dhe detyrat e Komunës dhe raporton sipas kërkesës së MAPL-së
 - Koordinon aktivitetet e Komunës,të cilat janë të ndërlidhura me implementimin e PVPE-së
 - Mbikëqyrë aktivitetet e Drejtorive të Komunës që burojnë nga PVPE,si dhe dokumentet tjera strategjike të MAPL-së dhe Qeverisë së Kosovës
 - Mbikëqyrë hartimin e rregulloreve komunale,për të siguruar që ato të jenë në përputhje me standardet evropiane
 - Raporton periodikisht të Kryetari i Komunës për aktivitetet e drejtorive
 - Përgatitë materialet e nevojshme për nevojat e komunës lidhur më çështjet që kanë të bëjnë me Integrimet Evropiane
 - Hulumton programe të ndryshme të asistencës që BE-ja ofron në mbështetje të qeverisjes lokale dhe zhvillimit lokal
 - Ofron këshilla në lidhje më çështjet evropiane,sipas nevojës në Komunë
 - Bashkëpunon me Zyrën për Integrime Evropiane në MAPL dhe Agjencionin për Integrime Evropiane në ZKM-së,në çështjen e përafrimit të legjislacionit me BE-në
 
Detyrat dhe përgjegjësitë e sektorit për Diasporën
- Zhvillon aktivitete dhe kontakte të vazhdueshme me Diasporën
 - Hulumton dhe evidenton numrin e qytetarëve të Komunës që jetojnë ne Diasporë
 - Evidenton bizneset që i ka apo i zhvillon Diaspora brenda dhe jashtë
 - Sjellë investitor nga mërgata
 - Siguron shërbime për nevoja të mërgatës në nivelin më të lartë
 - Themelimin e fondeve për donacione nga mërgata
 - Bashkëpunimin me Komunat dhe vendet e ndryshme me interes për mërgatën dhe të mërguarit nga Komuna e Pejës.