Drejtoresha për Buxhet dhe Financa në Komunën e Pejës, znj.Diellëza Berisha, po përfaqëson qytetin e Pejës në programin ndërkombëtar International Visitor Leadership Program (IVLP), një mundësi e jashtëzakonshme për shkëmbim idesh dhe bashkëpunim me liderë të shquar nga e gjithë bota.
Gjatë vizitës së saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, znj.Berisha pati nderin të takohet me përfaqësues të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, ku diskutuan mbi mundësitë, të cilat i ofron programi IVLP, si dhe u informuan për modelin e federalizmit amerikan dhe funksionimin e tij.
Pjesëmarrja në këtë program rrit njohuritë dhe aftësitë profesionale, duke kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të qeverisjes lokale në Pejë.
Komuna e Pejës vazhdon të angazhohet për të forcuar lidhjet me partnerët ndërkombëtarë dhe për të sjellë praktikat më të mira në shërbim të qytetarëve tanë.



