
  Shtegu kulturor fillon që nga qendra e qytetit, ku në anën perëndimore keni hotelin e parë të ndërtuar në vitin 1929, nga ku mund t’i shihni edhe bukuritë e bjeshkëve të Rugovës, ndërsa në anën veriore memorialin e demonstratave të vitit 1968. Shtegu vazhdon nga ana lindore përgjatë hotelit “Dukagjini” i ndërtuar në vitin 1956 ndërsa më lartë gjendet shtatorja e Nënë Terezës mu përballë hotelit gjendet busti i heroit Shkelzen Haradinaj. Shtegu vazhdon në anën lindore të qytetit për të arritur tek sheshi “Haxhi Zeka” ku gjendet përmendorja e patriotit pejan Haxhi Zeka, ndërsa në anën e majt gjendet konaku i Tahir Beut, ku është i vendosur muzeu etnografik. 
 
				


