Fatmir Asllani U lind në Leshan – Pejë me 24.01.1981. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmën e ka vazhduar Mjekësi të Përgjithshme në Pejë. Pastaj vazhdoi studimet universitare në Universitetin e Prishtinës – drejtimi Administrim Biznesi. Para se të angazhohet në funksionet politike ka qenë menaxher i disa firmave, po ashtu bashkëpronar i një firme IT. Në tri palë zgjedhje lokale radhazi 2013, 2017, 2021 fitoi mandatin e Anëtarit të Kuvendit Komunal – Pejë. Nga Janari 2014 – Mars 2020 ishte drejtor i në Drejtorin e Administratës dhe Personelit në Komunën Pejës. Nga 2018 – 2019 ka qenë zv. Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës. Nga 2019 – 2020 ka qenë Kryesues i Kolegjiumit të Drejtorëve të Administratës. Nga 2014 – 2019 ka qenë anëtar i komisionit për planifikim buxhetor – Komuna Pejë. Kryesues i Komisionit për Zgjedhjen e Këshillave Lokale në vitin 2015 – 2018. 2015 – 2016 Anëtar i Komisionit Komunal për implementimin e Strategjisë së Komunikimit dhe Kontaktimit në Komunën e Pejës. 2018 – 2019 Anëtar i Komisionit Komunal për implementimin e Planit të Integritetit të Komunës së Pejës. 2018 – 2019 Anëtar i Komisionit komunal për implementimin e “Kodit Etik” – Komuna Pejë. 2019– 2020 Anëtar i Komisionit për rishikimin e Strategjisë së Cilësisë në “UHZ” Pejë. Nga Marsi 2020 ushtron funksionin si Nënkryetar i Komunës – Pejë Pozicionet Politike Kryetar i Forumit Rinor nën dega Leshan 2007 – 2011. Anëtar i Kryesisë së Forumir Rinor dega në Pejë 2007 – 2011. Është anëtar i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Pejë si dhe Anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Agonis ThaqiAsistent Administrativ i Nënkryetaritagonis.thaqi@rks-gov.net +383 45/ 202 – 160