Drejtoresh e Financave
Kjo Drejtori është përgjegjëse për:
Hartimin dhe zbatimin e rregulloreve komunale për çështjet financiare, lëshon fatura për grumbullimin e tatimeve, taksave dhe taksave për reklama pano që janë në kompetencë të komunës, si dhe kryen punë tjera të përcaktuara me ligj,
Ndihmon Kryetarin e Komunës në përgatitjen e projekt –buxhetit Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve financiare vjetore
Është përgjegjës për menaxhimin e thesarit nën mbikëqyrjen e Kryetarit të Komunës
Është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe monitorimin e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.
Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit;
Jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetet organeve komunale;
Harton planin për zhvillimin të qëndrueshëm ekonomik të komunës;
Harton plane konkrete për zhvillimin e industrisë zejtare;
Harton planin për shfrytëzimin e burimeve ekonomike që janë brenda komunës;
Harton plane konkrete për zhvillimin e turizmit;
Krijon kushte të qëndrueshme për zhvillimin e ndërmarrjeve tëvogla dhe të mesme,
Punë tjera të caktuara nga kryetari i komunës.