Nasret Hajrizi
Adresa: Aleksander Moisiu PN – Pejë
Tel: +383 45 290 921
Email: nasret.hajrizi@rks-gov.net
Ka lindur në Pejë në vitin 01.05 1976. Shkollën fillore e përfundoj në fshatin e lindjes Katundi I ri për të vazhduar pastaj shkollën e mesme Ekonomike në Pejë dhe studimet e radhës në Shkollën e Lartë Ekonomike në Pejë duke filluar në vitin 1997 deri në vitin 2000 .
Nga viti 2000 deri në vitin 2004 vijoj studimet tutje në shkencat ekonomike ku edhe fitoj titullin ekonomist nga Univeristeti i Prishtines.
Misionin profesional ka filluar të zhvilloj në vitin 1999 (menjëherë pas luftës) duke u bërë pjesë e krijimit të Qeveris së Përkohshme të Kosovës si Këshilltar Komunal (përfaqësues i studentëve) për të vazhduar pastaj punën si kontabilist deri në vitin 2004.
Që nga viti 2004 ka themeluar kompaninë private e cila ofron shërbime profesionale të kontabilitetit për kompanitë e ndryshme në Pejë dhe Kosovë. Kompaninë e ka udhëhequr deri në vitin 13.01.2022 për t’ia përcjell menaxhimin bashkëshortes së tij ndërsa misionin e tij e ka përkushtua në politikë.
Përveç edukimit në pjesën akademike ka qenë pjesë e shumë seminareve dhe trajnimeve të cilat kanë ndikuar në ngritjen e aftësive dhe profesionalizim në menaxhim të administratës, ekspert në ekonomi dhe në drejtimin e kontabilitetit të cilin e zotëron me shumë profesionalizëm.
Aktivitetet e hershme të tija janë të bazuara në zhvillimet e kohës ku kërkohej angazhime në lëvizje të ndryshme për çështje te Kosovës. Për këtë nga viti 1997 si kryetar i SHLE ka qenë i përfshirë në organizimin e protestave studentore në Pejë ku është kërkuar zhvillimi i lirë i edukimit ndërsa nga viti 1998 ju bashkua Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për një ideal të lirisë dhe çlirimit të atdheut.
Duke i njohur aftësitë profesionale në ekonomi dhe me përkrahjen e politikës ka vendos ta pranoj përgjegjësin e udhëheqjes së Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik me besimin që eksperiencën e tij shumë vjeçare do ta shtrijë në implementimin e projekteve për një Pejë me zhvillim të qëndrueshëm.
Vizioni: Drejtori mbështet një zhvillim të qëndrueshëm duke u mbështet në PLZH “Peja qytet i Gjelbër dhe Vital”, e cila kontribuon në krijimin e infrastrukturës për zhvillimin e bizneseve të qëndrueshme, punësim gjithëpërfshirës dhe mirëqenie të të gjithë qytetarëve të Pejës.
Nasrt Hajrizi është i martuar dhe ka 4 fëmijë
———————————————————————————————————————–
Drejtorati për Zhvillim Ekonomik në komunën e Pejës është pjesë e ekzekutivit të komunës dhe një nga 14 drejtorit në komunë. Ky drejtorat punën e sajë e bazon në statutin e komunës përmes së cilës është i regulluar mandati i këtijë drejtorati si dhe strategjin për zhvillim ekonomik. Gjithashtu ky drejtorat në punën e sajë vepron në bazë të ligjeve të Kuvendit të Kosovës si dhe regulloreve të miraturara nga Kuvendi Komunal i Pejës.
Misioni i këtij drejtorati është krijimi i një klime sa më të favorshme për zhvillim ekonomik dhe krijimi i kushteve të nevojshme dhe infrasturktur të duhur për zhvillimin e ndërmarjeve të vogla dhe të mesme si dhe aritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në komunen e Pejës.
Qëllimi kryesor i këtijë drejtorati është promovimi i zhvillimit ekonomik, turizmit, krijimi i vendeve të reja të punës dhe integrim të të gjith qytetarve për një zhvillim të përbashkët dhe të qëndrueshëm.
Ky drejtorat synon që ta krijoj Pejën një qytet me një mjedis të përshtatshëm, efikas dhe të favorshëm për zhvillimin e biznesit dhe punësim cilësor. Drejtorati synon që këtë ta arijmë përmes ofrimit të projekteve dhe shërbimeve profesionale të zhvillimit ekonomik bazuar në hulumtime të shëndosha analitike dhe njohuri të ekspertëve.
Me qëllim që të arihet efikasitet sa më të mirë në punë, ky drejtorat është i organizuar në tri sektore si mëposhtë:
- Sektori i turizmit
- Sektori për ekonomi
- Sektori për rexhistimin e bizneseve
“Drejtorati për zhvillim ekonomik është duke punuar në drejtim të pozicionimit të Pejës si një qytet konkurrues në rajon, krijimin e lehtësirave për rritjen e SME-ve si dhe industrive tjera me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës dhe ngritjen e mirëqenjës së qytetarve dhe zhvillim të qëndrueshëm .”