Peja ka vazhduar me aktivitete te shumta kulturore dhe inauguruese për nder të Ditës se Çlirimit 16 qershorit.
Në vazhdën e aktiviteteve është bërë inaugurimi i rrugës së UÇK-së e gjatë rreth 2 km e ndërtuar sipas standardeve evropiane me nga dy korsi dhe me trotuare dhe ndriçim.
Ne sallën e Asamblesë Komunale kryetari Berisha dhe nënkryetari Ukaj familjarëve të dëshmorëve ju kanë shpërnda vendimet për pronat ne Tabje.
Në fshatin Zahaq është bërë inaugurimi i Ambulancës moderne ku qytetarëve të atij lokaliteti do tu ofrohen shërbime mjekësore me efikase.
Ne qendër të qytetit terë ditën nuk është ndalur muzika dhe vallja,aty në qendër është bërë edhe promovimi i veshjeve popullore, ushqimeve tradicionale dhe i valleve tradicionale, të gjitha këto i ka shpallë të hapura kryetari Berisha me bashkëpunëtor dhe ne prezencën e qytetarëve të shumtë qe kishin dalë për të festuar. Në një kënd kishin dal edhe piktoret e Shkollës së Artit në Pejë.
Festa vazhdoj edhe ne mbrëmje ku filloj koncerti i madh me këngëtarë dhe artist kosovarë. Nderi i këtij koncerti i publikut dhe i qytetit ishte prezantimi i Ansamblit Kombëtarë të Shqipërisë dhe mysafiri i mbrëmjes festive Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Islam Lauka.
Peja ka vazhduar me aktivitete te shumta kulturore dhe inauguruese për nder të Ditës se Çlirimit 16 qershorit.



