Në kuadër të nismës për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave lidhur me funksionimin e kuvendeve komunale, në vizitën e radhës, kryesuesit e kuvendeve komunale u takuan në Pejë.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj pritën në takim kryesuesit e kuvendeve komunale të Deçanit, Istogut, Gjakovës, Rahovecit, Drenasit, Klinës dhe Suharekës.
Gjatë takimit u diskutuan përvojat e përbashkëta, sfidat dhe çështjet, që ndërlidhen me funksionimin e kuvendeve komunale, me theks të veçantë në rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të praktikave të mira dhe gjetjes së zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta.
Takime të tilla kontribuojnë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave dhe në avancimin e punës së kuvendeve komunale në shërbim të qytetarëve.



