Në kuadër të Muajit Rozë, Komuna e Pejës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Peja Trail Run, ju fton të merrni pjesë në vrapimin solidarizues “Gratë e Forta”, i cili do të mbahet të enjten, më 22 tetor 2026, në orën 18:00.
Nisja nga Sheshi “Skënderbeu”, Pejë.
Ejani të bashkohemi dhe të përcjellim së bashku mesazhin e mbështetjes, solidaritetit dhe ndërgjegjësimit.
Çdo hap ka rëndësi!
