Sot u mbajt diskutimi publik për Draft-Planin e Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
Në këtë diskutim, përveç pjesëmarrësve të tjerë, të pranishëm ishin edhe anëtarët e Komisionit për Hartimin e Planit të Punës së Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2027.
Anëtari i Komisionit, z.Islam Husaj prezantoi në mënyrë të detajuar Draft-Planin para të pranishmëve, duke i njoftuar ata me përmbajtjen dhe aktivitetet e parapara për vitin e ardhshëm.
Pas përfundimit të fazës së konsultimit publik, Draft-Plani i Punës pritet të procedohet për miratim në seancën e Kuvendit të Komunës së Pejës gjatë muajit nëntor.
See less

