Juria profesionale e formuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Pejës ,përzgjodhi 9-të, krijues më dorëshkrimet më të mira nga fusha e kulturës.
Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Pejës, synon bashkëpunimin institucional me vlerat krijuese të autorëve të ndryshëm në segmente të shumta të veprimit kulturor në Pejë, ka bërë sivjet hapa konkret në këtë drejtim.
Juria profesionale e formuar nga Drejtoria e Kulturës pas leximit, gjykimeve letrare për secilin dorëshkrim me shifër veç e veç, ka dhënë mendimet e tyre vlerësuese ndaras,dhe kanë unifikuar mendimin e përbashkët,duke sjellë në përfundim se meritojnë të shpërblehen 9 dorëshkrime me shifra të caktuara,respektivisht gjysma e dorëshkrimeve të arritura në konkurs.
Sipas jurisë profesionale u vlerësua përfundimisht se meritojnë të shpërblehen këto dorëshkrime me shifra përkatëse:
Për vlera të realizuara krijuese poetike janë tri më të dalluarat:
________________________________________________________________________
1. Mos më kërko shifra ‘Na duhet njeriu “
2. Vargu i absurdit — ‘ Dega “
3. Finesa e një rrëfimi — “ Bota “
4. Rite dhe norma dokësore shifra “ Joni “
5. Alpet shqiptare — “Alpet shqiptare”
6. Kolonizimi në Dushkajë — “ Xhihanxhili”
7. Ejonë moj Marigonë — “ Kthimi i dallëndysheve”
8. Lot në shi —- “ 2107”
9. Zogjtë e vendlindjes —- “ Erta “
Autorët e dorëshkrimeve identifikohen në bazë të shifrave konkurruese dhe me kopjen e dorëshkrimeve autoriale. Me këtë dhe marrin shpërblimet e fituara,çmimin përkatës në shumën e ndarë nga institucioni i kulturës.
Për këtë arsye autorët e shifrave nga dt. 05.07.2010, duhet personalisht të lajmërohen në zyrët e DKRS (Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport).
Dorëshkrimet tjera konkurruese në këtë konkurs,sipas mendimit të jurisë,nuk ishin të realizuara. Megjithatë në raste tjera të ngjashme bashkëpunimi mund të arrijnë nivelin e vlerësimit meritor.
Dorëshkrimet të cilat konkurruan por nuk arritën të shpërblehen janë :
1.Ura me rrotë shifra “U kthyem bashkë me lirinë”
2. Engjëjt ishin bashkudhëtarë “ Lulja e pranverës”
3. Poezitë e katërta “ Nëna Terezë’
4. Lotët s`i lë për nesër “ 0007 “
5. Pa titull “ Dituria “
6. Ëndrrat e heshtura “ 0222”
7. Shqetësimet e kohës B.B. “ 123 “
8. Pa titull “ 8349 “
9. Hija e flladitëshme e diellit “ Vaji i bilbilit “
Sipas Drejtorisë për Kulturës, Rini dhe Sport e Komunës së Pejës është e gatshme të bashkëpunojë me krijuesit e të gjitha fushat kulturore, duke krijuar një raport të ndërsjellë bashkëpunimi në favor të komunitetit krijues dhe vetë kulturës në qytetin tonë.
Juria profesionale e formuar nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport e Komunës së Pejës ,përzgjodhi 9-të, krijues më dorëshkrimet më të mira nga fusha e kulturës