Në organizim nga Kuvendi i Komunës së Pejës, Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Zyra e Informimit Publik është mbajtur Dëgjimi Buxhetor 2027.
Qëllimi i këtij dëgjimi publik është prezantimi i Projekt-Buxhetit të Komunës së Pejës për vitin 2027, që qytetarët të paraqesin propozimet, komentet dhe rekomandimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen gjatë procesit të hartimit dhe finalizimit të buxhetit.
Në këtë dëgjim morën pjesë Kryesuesi i Kuvendit z.Rezhep Kurtbogaj, Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani dhe Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Diellëza Berisha.
Pas fjalës së hapjes nga Kryesuesi z.Kurtbogaj,në vazhdim Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj.Diellëza Berisha bëri të ditur se bazuar në Kornizën Afatmesme Buxhetore të Qeverisë, buxheti i ndarë për Komunën e Pejës për vitin 2027 është 44,119,678.00 euro.
Kjo shumë është e ndarë në pesë kategori buxhetore:
Paga dhe mëditje: 21,481,142.49 euro;
Mallra dhe shërbime: 4,985,490.00 euro;
Shpenzime komunale: 1,157,240.00 euro;
Subvencione dhe transfere: 1,930,626.00 euro dhe
Shpenzime kapitale: 14,565,179.51
Dëgjimi buxhetor për Projekt-Buxhetin e Komunës së Pejës 2027 është organizuar nga Kuvendi i Komunës së Pejës,Drejtoria për Buxhet dhe Financa dhe Zyra e Informimit Publik.







