Sot u realizua faza e dytë e shpërndarjes së traktorëve për fermerët përfitues në kuadër të Thirrjes Publike “Furnizim me mekanizëm bujqësor – Traktor”, e cila bashkëfinancohet nga Komuna e Pejës me pjesëmarrjen financiare të fermerëve.
Në ceremoninë e shpërndarjes morën pjesë Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri, Nënkryetari i Komunës së Pejës, z.Fatmir Asllani dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, z.Tahir Shala.
Drejtori Shala e vlerësoi interesimin e madh të fermerëve, duke theksuar se pajisja me mekanizëm modern do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e produktivitetit dhe zhvillimin e ekonomive familjare në zonat rurale.
Në këtë fazë, 16 traktorë iu dorëzuan fermerëve përfitues.
Ky projekt parashihet të përfundojë deri më 20 gusht.































