Kuvendi i Komunës së Pejës fton përfaqësuesit e shoqërisë civile të marrin pjesë në takimin e përbashkët për dhënien e propozimeve për nga një anëtar në komisionet e Kuvendit Komunal të Pejës:
1.Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale – Bufeja e objektit të Teatrit.
2.Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër në Novosellë – revitalizimi i objektit.
3.Komisioni vlerësues për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale.
4.Komisioni për shqyrtimin e ankesave të palëve në procedurat e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale.
Takimi mbahet në sallën e Kuvendit të Komunës së
Pejës, ditën e hënë, më 15.06.2026, nga ora 11:00
