Nga ndjeshmëria shpirtërore e „Lamtumirës“ së Nënë Terezës, te veprimtaria letrare e Musine Kokalarit, rezistenca kombëtare dhe zëri i poezisë moderne, roli i gruas në letërsi u trajtua si dëshmi e identitetit, kujtesës dhe qëndresës sonë kulturore.
Në kuadër të Festivalit të Letërsisë „Peja“, studiues vendorë dhe ndërkombëtarë sollën perspektiva të ndryshme mbi trashëgiminë letrare dhe kontributin e gruas në zhvillimin e mendimit artistik.
Dita u përmbyll me prezantimin e Shtegut Kulturor, një udhëtim simbolik drejt trashëgimisë dhe kujtesës, prej nga merr jetë „Nata në Muze“.














