Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e vetë të rregullt të kryesuar nga kryetari i Komunës Ali Berisha.
Në këtë takim Këshilli i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi rekomandimet, e Drejtorisë për Administratë, për ndalimin e qarkullimit të automjeteve para hyrjes në objektin e Administratës Komunale, kërkesën e Udhëheqësit të Personelit për formimin e komisionit komunal për ankesa dhe komisionit komunal disiplinorë, si dhe kërkesa të tjera.
Po ashtu u aprovuan edhe disa rekomandime të parashtruara nga, Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, për ndihmë financiare të qytetarëve për shërim, furnizim me barna dhe mbijetesë.
Mandej disa kërkesa dhe rekomandime nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, mbi ndarjen e subvencioneve klubeve dhe asociacioneve sportive të Komunës së Pejës për vitin 2010. Propozimi për dhënien në shfrytëzim të hapësirës në Brestovik për ndërtimin e fushave ndihmese të futbollit, si dhe formimi i këshillit profesionist te Teatrit “Isrtef Begolli” ne Peje.
Në vazhdim të mbledhjes u shqyrtuan edhe kërkesa dhe rekomandime, të cilat u shtyn për mbledhjen e ardhshme, për specifikime të nevojshme dhe disa të tjera u miratuan në parim, për ti hapur mundësinë për procedim të mëtutjeshëm tek organet përkatëse.
Këshilli i Drejtorëve mbajti mbledhjen e vetë të rregullt të kryesuar nga kryetari i Komunës Ali Berisha.