Sot kanë arritur kombibusët e parë të siguruar për nevojat e Drejtorisë për Arsim në Komunën e Pejës, një investim që do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e organizimit të aktiviteteve arsimore dhe sportive.
Këta kombibusë do të lehtësojnë transportin dhe organizimin e aktiviteteve të ndryshme të shkollave, duke kontribuar në rritjen e efikasitetit dhe përmirësimin e shërbimeve në sektorin e arsimit.
Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori për Arsim në Komunën e Pejës, z.Naser Gega theksuan rëndësinë e investimeve të vazhdueshme në arsim dhe përkushtimin e Komunës së Pejës për krijimin e kushteve sa më të mira për nxënësit dhe institucionet arsimore.
See less



