Është mbajtur mbledhja e dytë e Komitetit për Arsim, e kryesuar nga Gentiana Bajrami Atashi
Në fokus të mbledhjes ishin përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2026/2027, ku u diskutua për gatishmërinë e institucioneve arsimore për fillimin e procesit mësimor, si dhe për gatishmërinë e Komitetit për të ofruar mbështetje dhe bashkëpunim në adresimin e çështjeve që lidhen me arsimin.
Në kuadër të rendit të ditës u aprovuan pikat e përcaktuara dhe procesverbali i mbledhjes së kaluar, ndërsa në pikën të ndryshme u diskutuan edhe çështje të tjera me interes për fushën e arsimit.