Kryetari i Komunës së Pejës me bashkëpunëtorë sot, priti klubin sportiv ne Tae Kwon Do “Peja”.
Në ketë takim Kryetrajneri i këtij klubi Durim Berisha, njoftoi Kryetarin e Komunës për të arriturat dhe sukseset e këtij klubi, i cili është shpallur klubi më i mire ku prej tetë grupeve ka arritur gjashtë vendet e para. Ai, po ashtu tha: viti 2010 ishte vit i sukseseve, dhe po punojmë në atë drejtim qe të arrijmë edhe suksese të tjera, me të mëdha.
Kryetari Berisha, uroj suksese të mëtutjeshme këtij klubi, të sporteve luftarake, komuna jonë sidomos në sportet individuale ka arritur suksese të mëdha në gjithë Kosovën dhe me gjerë. Edhe njëherit në emër të institucionit komunal dhe të gjithë qytetarëve të komunës së Pejës i’u urojmë suksese në të ardhmen edhe pse jemi të vetëdijshëm për vështirësitë që iu shfaqën gjatë punëve dhe aktiviteteve tuaja. Ne, do të përpiqemi të ju përkrahim me mundësitë tona edhe pse kemi një buxhet të limituar tha kryetari i Komunës.
Kryetari i Komunës së Pejës me bashkëpunëtorë sot, priti klubin sportiv ne Tae Kwon Do “Peja”.
