Kryetari i Komunës së Pejës Ali Berisha, priti përfaqësuesit e Shoqatës së Veteranëve të Luftës Nacionale Çlirimtare të Kosovës në krye më kryetaren e kësaj shoqate Vahide Hoxhën (bashkëshortja e Fadil Hoxhës).
Zonja Hoxha falënderoj Kryetarin për pritje dhe njëherit kërkojë që monumenti i LNÇK në Pejë, të vazhdoj të ruhet edhe më tej, dhe kërkoj qe të rinovohet hapësira për rreth tij si dhe vendosja e një pllake përkujtimore për pjesëmarrësit e luftës së viteve 1941-1945.
Kryetari Berisha,i falënderoj për vizitën dhe tha; periudhat e kaluara dhe sakrificat janë vazhdimësi dhe historia është më e vjetër së individi,çdo gjeneratë ka kontribuar në mënyra të ndryshme dhe ne çdo periudhë ka qenë më rëndësi orientimi. Në histori analizohen çështjet kapitale e jo detale dhe trashëgimia historike duhet të ruhet dhe të mbrohet. Në vazhdim kryetari Berisha përmendi edhe një projekt lidhur më renovimin e këtij monumenti dhe ju premtoj së do të jemi në konsultim me ju për çështje të ndryshme . Po ashtu edhe nga anëtaret e tjerë të kësaj shoqate u tha së Peja,ka pasur shumë veprimtare të LNÇK që dhanë kontributin e tyre në mënyra të ndryshme.