Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Xhenet Syka pritën në takim Ambasadoren e Maltës në Republikën e Kosovës, znj.Juliana Scerri-Ferrante, si dhe delegacionin nga Komuna e Ta’ Kercen-Gozo komunë e binjakëzuar me Pejën.
Delegacioni përbëhej nga Kryetari i Komunës, z.Mario Azzopardi, Nënkryetarja, znj.Eibigel Michael, Kryeadministratorja, znj.Mariane Dafina dhe Drejtoresha Ekzekutive e Bibliotekës Kombëtare të Maltës, znj.Cheryl Falzon.

















Ambasadorja Scerri-Ferrante shprehu kënaqësinë, që po vizitonte sërish Pejën, duke vlerësuar bukuritë natyrore të qytetit, trashëgiminë e pasur kulturore dhe mikpritjen.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe turizmit, promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e Shtegut Kulturor të Pejës, zhvillimin ekonomik, si dhe mundësitë për realizimin e aktiviteteve dhe projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.
Në kuadër të kësaj vizite, Komuna e Pejës, në bashkëpunim me Bibliotekën Rajonale “Azem Shkreli”, organizoi promovimin e librit “Mikelin” të shkrimtares malteze, znj.Sandra Hili Vassallo dhe ilustrime nga znj.Susanna Rumiz.
Pas takimit, delegacioni zhvilloi një shëtitje nëpër Çarshinë e Vjetër të Pejës, ku u njoh nga afër me vlerat historike, kulturore dhe turistike të qytetit.