Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Nënkryetari i Komunës, z.Fatmir Asllani dhe Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Xhenet Syka pritën në takim znj.Edona Thaqi, shqiptaro-amerikane me prejardhje nga Peja, e cila po ndërton një karrierë të suksesshme në fushën e sportit dhe medias sportive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kryetari Muhaxheri e përgëzoi znj.Thaqi për arritjet e saj të jashtëzakonshme në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se suksesi i saj përbën një shembull frymëzues për të rinjtë e Pejës dhe më gjerë.
Ai vlerësoi kontributin e saj në promovimin e sportit dhe në përfaqësimin dinjitoz të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë takimit, u diskutua gjithashtu për mundësitë e bashkëpunimit në promovimin dhe zhvillimin e sportit, veçanërisht të basketbollit, tek të rinjtë në Komunën e Pejës.




