Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim Drejtorin e Misionit të OSBE-së, z.Cristiano Barale i shoqëruar nga një delegacion i Qendrës Rajonale të OSBE-së.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale politike në vend, raportet me komunitetet, angazhimin institucional për mbështetjen e tyre në Komunën e Pejës, situatën e sigurisë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Pejës dhe OSBE-së, me fokus të veçantë në çështjet, të cilat lidhen me demokratizimin, qeverisjen e mirë dhe zhvillimin lokal.



