Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Hidroekonomi, z.Tahir Shala pritën në takim fermerët përfitues të projektit “Rritja e prodhimit të specit (somborka dhe kurtovka) dhe trangujve kornishon në zonat rurale të Komunës së Pejës”.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme të fermerëve, rritjen e prodhimtarisë bujqësore, si dhe sfidat me të cilat përballet ky sektor.
Kryetari Muhaxheri theksoi përkushtimin e Komunës së Pejës për të qëndruar pranë fermerëve dhe për të krijuar kushte sa më të favorshme për zhvillimin e bujqësisë.
Fermerët përfitues shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e ofruar dhe ndanë përvojat e tyre lidhur me ndikimin e këtyre projekteve në përmirësimin e prodhimit.










