Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim njoftues Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, Kolonel Faton Alija dhe ushtruesin e detyrës së Komandantit të Stacionit Policor në Pejë, Kapitenin Teki Syla.
Gjatë takimit u diskutua për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë në sigurinë publike, bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në funksion të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike në Komunën e Pejës.
Kryetari Muhaxheri theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Komunës së Pejës dhe Policisë së Kosovës, në funksion të adresimit të çështjeve të sigurisë dhe krijimit të një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët.
Në këtë takim, palët shprehën gatishmërinë për vazhdimin dhe avancimin e bashkëpunimit institucional, në shërbim të interesit publik dhe sigurisë së qytetarëve.




