Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri priti në takim nxënësit e SHFMU “28 Nëntori”, të cilët arritën një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Çmimin e Parë në Nivelin Republikan në konkursin kundër duhanit.
Kryetari Muhaxheri i përgëzoi nxënësit për përkushtimin, kreativitetin dhe punën ekipore, duke vlerësuar në veçanti faktin se ky sukses vjen nga nxënës të një mjedisi rural, të cilët me angazhimin e tyre kanë dëshmuar se talenti dhe puna e palodhur sjellin rezultate të mëdha.
Në takim morën pjesë Drejtoresha e SHFMU “28 Nëntori”, Florentina Ademaj Fetahaj, së bashku me mësimdhënësen e Biologjisë Hatixhe Ademaj, mësimdhënësin e artit Arianit Alimusaj, mësuesen Albenita Gruda Ademi, psikologen Toska Agusholli dhe 11 nxënësit e angazhuar në projekt.









