Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri dhe Zëvendëskryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Mirsad Berisha pritën në takim përfaqësuesit e komunitetit egjiptian me rastin e 24 Qershorit – Ditës Nacionale të Komunitetit Egjiptian në Ballkan.
Kryetari Muhaxheri i uroi përfaqësuesit e komunitetit egjiptian për këtë ditë të veçantë, duke vlerësuar kontributin e tyre të çmuar në jetën shoqërore, kulturore dhe institucionale, si dhe duke shprehur respekt për historinë, traditat dhe vlerat, që ky komunitet ka ruajtur ndër breza.
Komuna e Pejës mbetet e përkushtuar për promovimin e barazisë, respektit të ndërsjellë dhe bashkëjetesës, duke mbështetur ruajtjen dhe afirmimin e identitetit dhe trashëgimisë së të gjitha komuniteteve.

