Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri i shoqëruar nga Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, znj.Xhenet Syka pritën në takim përfaqësuesit e korit ARTyn Choir nga Lituania, të udhëhequr nga dirigjentja, znj.Iveta Valickienė dhe dirigjentin e Siparantum Choir, z.Memli Kelmendi.
Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e bashkëpunimeve ndërkombëtare në fushën e kulturës, duke e cilësuar këtë vizitë, si një mundësi të veçantë për shkëmbim artistik dhe përforcim të lidhjeve kulturore.
Kori ARTyn Choir nga Lituania, nën drejtimin e dirigjentes, znj.Iveta Valickienė në bashkëpunim me Siparantum Choir të drejtuar nga dirigjenti, z.Memli Kelmendi, do të mbajnë një koncert të përbashkët koral në Pejë, më 2 maj 2026, në orën 20:00, në Kishën Katolike “Shën Katarina”.













