Për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Pejës është mbajtur mbledhja e dytë solemne e Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2026.
Në shenjë nderimi për të gjithë ata, që kanë rënë për lirinë e vendit, u mbajt një minutë heshtje.
Mbledhjen e hapi Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Pejës, z.Rexhep Kurtbogaj dhe ju uroi mirëseardhje në seancën e dytë solemne të Kuvendit të Komunës së Pejës për vitin 2026 për nder të 16 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Pejës dhe theksoi rëndësinë historike e emocionale të kësaj date për qytetin e Pejës dhe qytetarët e saj.
Fjalime solemne mbajtën anëtarët e Kuvendit Komunal të Pejës, z.Bekim Morina – LDK, znj.Vlera Kuçi – AAK, z.Berat Ganiqi -LVV, znj.Fatime Shala – PDK dhe z.Muamel Dupljak – BSK.
Urime Dita e Çlirimit të Pejës!














